Koronavirusi vijon të marrë të tjera jetë në radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Infermierja Fatime Poçi e ka humbur betejën me sëmundjen, njofton “Urdhri i Infermierit shqiptar”.
Mësohet se Infermierja ishte e shtruar prej një muaj tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej dy ditësh ishte futur në intubim për shkak se covid-19 kishte përkeqësuar shëndetin e saj.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.
Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.”, shkruhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.
g.kosovari