Në Partinë Demokratike duket se çdo kush është në hesapin e vet. Ndonëse jemi në kohë fushte zgjedhore dhe deklaratat duhet të jenë në unison me njëri-tjetrin, aktorët politikë të selisë blu jo vetëm nuk e dëgjojnë liderin e tyre se çfarë thotë, por tani po iu duken veprimet e qeverisë si të duhurat.
Flamur Noka, kandidati për deputet në Tiranë, në një intervistë televizive i pyetur për menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e PD për shëndetësinë.
“Edi Rama është një kopjac. Ai në fillim e hodhi poshtë programin tonë me 5 pika për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe tani po e zbaton”, u shpreh Noka.
Por kjo deklaratë e tij bie ndesh me ato që ka shprehur kreu i PD Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Pak ditë më parë gjatë një takimi me mjekët dhe ekspertë të shëndetësisë, Basha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës.
Basha tha se keqmenaxhimi i pandemisë sa vjen e rëndon mbi supet e shqiptarëve, ndërsa ka hedhur akuza se në fakt janë duke u fshehur faktet dhe shifrat reale të koronavirusit në vend.
Basha tha se viktimat në vend janë shumë të larta, rreth 6 mijë më shumë se janë raportuar deri më tani nga qeveria.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish kryeministri Berisha, i cili është shprehur se Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare në menaxhimin e pandemisë.
Tani, një gjë është e paqartë. Nëse Rama ka kopjuar programin e PD siç thotë Noka, atëherë kjo parti nuk di të hartojë një plan të suksesshëm dhe dështak, ashtu siç deklarojnë Basha dhe Berisha.
Ahaha