1801- Cari rus Paul I Petroviç Romanov vritet në një komplot të oficerëve të Oborrit. Ai u pasua nga djali i tij Aleksandri I.
1842- Vdes shkrimtari francez Henri Bejle Stendhal, themeluesi i epokës së madhe të realizmit francez dhe një nga krijuesit e romanit realist dhe psikologjik (“Kuq e Zi”, “Lisjen Leven”).
1861- Italia e bashkuar formoi qeverinë e parë dhe kryeministri i parë u bë Konti Camillo Benso di Cavour, një luftëtar i shquar për bashkimin e Italisë.
1910- Lindi regjisori japonez i filmit Akira Kurosaëa, i cili frymëzoi kinemanë japoneze, i vetmi regjisor që fitoi dy Oskar për Filmin më të Mirë në Gjuhë të Huaja (“Rashomon”, “Shtatë Samurai”, “Froni i përgjakur”, “Kagemusha”).
1919- Benito Mussolini themeloi Fasci di Combattimento në Milano.
2011- Vdiq aktorja amerikane dhe një nga yjet më të mëdha të Hollywood Elizabeth Taylor. Ajo fitoi dy Oskar për rolet e saj në filmat “Kush ka frikë nga Virginia Woolf” dhe “Butterfield 8”, dhe gjithashtu kishte role të dukshme në filmat , “Kleopatra”, “Gjigandi” , “Lesi Vjen Shtëpi”. BETA