Jorida Tabaku thotë se Partia Demokratike do të fitojë 20 mandate në Tiranë.
Në një intervistë për gazetarin Lurfi Dervishi në emisionin “Përballë” anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Tabaku tha: “Objektivi final për qarkun e Tiranës nuk vjen nga një listë dëshirash, por nga situata në terren. PD do të marrë 20 deputetë në Tiranë.”
Sipas Jorida Tabakut, sondazhet në media tregojnë shifër më të ulët se objektivi i PD-së, pasi kanë numra të lartë qytetarësh të pavendosur.
“Sondazhet që janë publikuar thonë shifrën 18, por kanë një shifër të lartë të pavendosurish.
Nga sondazhet tona dhe takimet në terren shifra 20 deputetë është plotësisht e arritshme.” – theksoi Tabaku në “Përballë”.