Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.
Ai tha se kjo është një skuadër në lartësinë e pritshmërisë së publikut, teksa theksoi se PS pret të marrë 20 mandate në Qarkun Tiranë.
Kryeministri Rama gjatë takimit, ka veçuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon duke thënë se kanë pasur rol të rëndësishëm gjatë pandemisë dhe tërmetit.
“Luljeta me Najadën nuk janë zgjedhje të rastësishme. Cfarë do të kishim bërë, si do të mund ta përballonim si shoqëri goditjen nga virusi nëse nuk do të kishim bërë gjithë ato punë të mëdha që janë bërë në sektorin e shëndetësisë.
Është e paimagjinueshme ta mendosh që cfarë mbështetje, përkujdesje, mundësie do të kishte sistemi ynë shëndetësor, për t’u qëndruar mjekëve, infermierëve dhe sallat e reanimacionet nëse virusi do të kishte zbritur disa vite më parë, kur sistemi ynë ishin në një gjendje, të thuash e mjerueshme është pak.
Prania e Luljetës dhe Najadës në këtë skuadër është nga njëra anë adresimi i nevojës së përfaqësimit tek kategori profesionistësh dhe individësh që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto 15 muaj të fundit nëse nisemi që nga tërmeti” tha Rama./ b.h