Gazetari Mero Baze ka publikuar një video ku shfaqet presidenti Ilir Meta duke festuar me një grup simpatizantësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Me nota humori, botuesi i gazetës “TemA” shkruan:
“Presidenti në krye të shtabit elektoral tek Rruga “Fortuzi” duke mbrojtur kushtetutën në një tavolinë me verë birra e raki.
Faleminderit djema që na e kthyet në normalitet”, ironizon Mero Baze.
/a.r