Deputeti Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit foli në lidhje me projektligjet e reja të Reformës në Drejtësi, ku tha se këto do të sjellin rritjen e eficencës në sistemin e Drejtësisë.
‘Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur drejt suksesit. Jemi në një moment të rëndësishëm për disa nga propozimet e ligjeve për Reformën në Drejtësi janë të mirëpritur dhe në kohën e duhur. Kjo do të sjellë rritjen e eficencës në sistemin e Drejtësisë. Kjo paketë do të ndihmojë në uljen ndjeshëm të çështjeve që presin me dhjetëra e dhjetëra vite për t’u gjykuar. Përmes kësaj pakete hidhet një hap tjetër që synon mbështetjen financiare e SPAK.
Kjo mbështetje nuk duhet të shihet nga institucionet e drejtësisë si qoka që ne bëjmë ndaj tyre, por si një përpjekje për të bërë detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Ka ardhur momenti që institucionet e reja të drejtësisë të tregojnë përgjegjësi dhe të tregojnë rezultate, lufta ndaj krimit të organizuar nuk duhet të jetë thjeshte një bilanc shifrash, por një sfidë. Opinioni publik ka gjithë të drejtën të na shohë si realizues të kësaj Reforme, por edhe si garantë të ecjes së saj. Kjo betejë vijon të jetë prioritet kryesor i PS-së dhe do ta çojmë deri në fund.’- tha Xhafaj./ b.h