Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri, zv. kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes disa fotove në rrjetin social “Twitter”.
Ende nuk ka ndonjë njoftim nga palët se për çfarë është diskutuar mes tyre, duke iu referuar fotos së publikuar, ku shfaqen me një pankartë në të cilën shkruhet “Census”, nënkupton që mes dy funksionarëve të lartë është folur për procesin e regjistrimit të diasporës, proces që ka filluar më 1 mars dhe përfundon në 21 prill.
Kujtojmë se Gurbin është takuar ditën e djeshme, me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, ku temë diskutimi ishte pikërisht regjistrimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në portalin zyrtar./ b.h
Prime Minister @ediramaal rocks 👏
🇦🇱🇲🇰
REGJISTROHU: https://t.co/SDpWICzTaQBashkë më shumë
Заедно повеќе
Together more pic.twitter.com/lolj65yQgy— Artan Grubi (@ArtanGrubi) March 23, 2021