Pas takimit të kryedemokratit Lulzim Basha me komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë ka kërkuar ndërhyrje nga Brukseli lidhur me rastin në fjalë.
Sipas Ramës, prania e komisionerit në aktivitetin online politik të Bashës është ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Evropës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Evropës zgjedhin qeveritë e tyre“, ka shkruar Rama.
Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) March 23, 2021
g.kosovari