Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie tha të enjten se ka ardhur koha që rastet e korrupsionit të gjykohen dhe ndëshkohen.
Ai në tryezën ku u diskutua performanca dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike, tha se ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.
“Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit por vetëm kjo nuk mjafton. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të aftë për ta luftuar korrupsionin. Për shkak të pozitës së rëndësishme që është besuar ju duhet të mos keni fare tolerancë për rastet që i trajtoni, asnjë gjyqtar i korruptuar nuk duhet të punojnë në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.