Ministri i Diasporës Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, duke folur për votën e emigrantëve, deklaroi se janë bllokuar aktet nënligjore, të nevojshme për këtë proces.
Majko thekson se opozita e konsideroi aplikimin një sukses të maxhorancës, duke shtuar se sërish ky proces do të ndiqet, e nuk do të lihet në mes. Ai nënvizon se maxhoranca do që të krijojë një qark elektoral vetëm për diasporën.
“Aktualisht, nëse flasim me gjuhë teknike, në janar kanë qenë gati të gjitha aktet ligjore dhe do hapnim rrugë për votën e emigrantëve. Duke qenë se KQZ nuk kishte konsensus, iu drejtua partive politike. PD në mbledhjen e fundit kërkoi 48 orë që të shprehet për aktet nënligjore. Opozita e konsideron aplikimin e votës së emigrantëve një sukses të maxhorancës, por ky është sukses i përbashkët.