Xhafaj e akuzon hapur Metën: Më goditi disa herë nën brez për familjen time

Xhafaj Per Meten

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta sa i takon situatës politike në vend, ndërsa nuk i kurseu kritikat për të.

Përballë gazetarit Sokol Balla në ‘Real Story’ në ‘News24’ Xhafajt tha se Meta e de facto është kreu i LSI-së dhe jo president i Republikës.

Mes të tjerash ai lëshoi akuza të forta për Metën, ndërsa pohoi se ky i fundit ka lidhje me disa goditje ‘nën brez’ që i janë bërë familjes së tij, me rastin e “Babales”.

Pjesë nga intervista:
Balla: 
Opozitë agresive dhe një president me retorika të forta…ça mendimi keni?

Xhafaj: Tani do flasim për presidentin apo për opozitën? Problemi sot që ka zoti Meta, është se është bashkëkryetar i opozitës. Zoti Meta sot është de-juro president, por de-facto është kreu i LSI-së. Kjo është në gjykimin tim e dukshme. Ka humbur thelbin e funksionit të tij, që është i shprehur qartë në Kushtetutë, kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit. Ai ka humbur edhe kryetarin e shtetit, pasi ia ka lënë vendit kryetarit të partisë politike, ka humbur dhe përfaqësimin nga populli. Është për të ardhur keq. Pasi flitet për funksionin e Presidentit. Ajo që konstatoj, është se zoti Meta nuk ka humbur vetëm qetësinë, por dhe përgjegjshmërinë e një zyrtari dhe politikani që është mandatuar për detyrën e presidentit.

Balla: Më kujtohet një debat i juaji që bëtë për të, ku nxori një përplasje serioze me PS-në. “Shprehjen tuaj; “dashurinë e ke humbur, por ruaj qetësinë”. Ndërkohë që zoti Rama thotë; Një votë për LSI është kundër reformës…Si e shikoni?

Xhafaj: Padyshim mënyrën se si është duke trajtuar LSI, çështjen e reformës në drejtësi dhe qasjen ndaj saj, është kështu. Kjo na jep të drejtë për të arritur në këto përfundime. Është opozita që ka krijuar këtë vonesë ndaj reformës në drejtësi, per implementimin e saj. Është opozita që është kundërshtare e kësaj reforme.

Balla: Pse zoti Meta duket sikur zoti Meta e ka rigjetur dashurine ndaj jush, ku per te sulmuar Ramen, kujton se ju nuk jeni ne raporte te mira me te?!

Xhafaj: Zoti Meta?! E para gjë që e dëgjoj. Se besoj!

Balla: Jo vetëm për ju…

Xhafaj: Ka arsyeje që zoti Meta të mos e bëjë një gjë të tillë. Mendoj se… e kam dhënë një sqarim. Mendoj se ai ka qenë i përfshirë në disa goditje nën brez që i është bërë familjes time. Le t’ja lëmë kohës, por kështu besoj. Mund të pyesni zotin Meta. Ose zotin Basha.

Balla: Pjesë e ‘Babales’ kanë qenë të dy?

Xhafaj: Besoj se po. Fenomeni “Luli’ është interesant

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com