Grida Duma, anëtare e kryesisë së PD, kandidate në Tiranë tha për Ilva Now në Euronews Albania se nuk ka asnjë konflikt mes PD dhe LSI në asnjë qark të vendit, por çdo keqkuptim mund të vijë për shkak të sistemit, ku individë të caktuar mund të kërkojnë vota për vete.
“Ka komunikim të plotë, dhe nëse është Durrësi rasti, është blerja e shëmtuar e një eksponenti të LSI, ka lidhje me votat e LSI jo me PD”, tha znj. Duma.
E pyetur nëse do të kërkoj vota personale, Grida Duma tha se në këtë sistem zgjedhor një gjë e tillë është pashmangshme.
Ajo tha se nuk do t’i duhen këto vota personale për të treguar peshën në parti. Pesha tha znj. Duma mund të matej në një sistem mazhoritar ose me lista plotësisht të hapura.
“Kur më thonë se mund të ngatërrohen te fleta e votimit, sidomos mosha e thyer u them që sigurohuni që vota të shkojë për Partinë Demokratike”, deklaroi znj. Duma.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto, sipas të cilit ka një mirëkuptim të plotë mes dy siglave në gjitha qarqet dhe se nuk ka asnjë të keqe nëse kandidatë të caktuar kërkojnë vota për veten, të imponuar nga sistemi.
Kandidatja e PD për Tiranën, Grida Duma tha se kryeministri Edi Rama në 8 vjet pushtet duket se ka lënë gjithçka përgjysmë dhe tani është kthyer duke u lutur sipas parimit unë jam i keq, por jam e keqja më e vogël.
Duke e thënë këtë, sipas ish-deputetes së PD, e vetmja gjë që vlen është që pas 8 vjetësh askush nuk duhet të gënjehet më nga lutja.