Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas takimit me presidentin francez Emanuel Macron, duke zbardhur bisedat me të.
“Ishte një ftesë e presidentit dhe ai dëshironte që të kalonte një drekë punë me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të agjencisë francezë për zhvillim që është angazhuar në financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është për finalizimin e gjethe punë për të përmbyllur investimet tërësorë në ujësjellësin e Durrësit dhe për të garantuar ujë 24 orë pa ndërprerje, ku presidenti e mori si angazhim pas tërmetin, së dytë për sistemin elektorenegjitik dhe një program për gratë dhe vajzat” – tha Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë ai negociator për dialogun Kosovë Serbi, Rama tha: “Nuk jam njeriu i duhur për të negociuar mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam palë dhe si i tillë mbroj interesat e Kosovës dhe Shqipërisë. Në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për të arritur te qëllimi, por qëllimi është i qartë”.
Sa i përket integrimit kryeministri u shpreh se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe gjithçka varet nga problematika brenda BE-së.
/a.r