Me ftesë të Presidentit francez Emanuel Macron, Kryeministri Rama ndodhet ne Paris për një drekë pune.
Takimi ka nisur në orën 13:20 sipas axhendës së publikuar nga kreu i shtetit francez dhe mësohet se po vazhdon.
Zyra e shtypit e Kryeministrit ka qenë e rezervuar të japë detaje mbi atë çka do të diskutohet mes Ramës dhe Macronit por ajo që mësohet është se takimi do të prekë tema si e ardhmja europian e vendit tonë, zhvillimet në rajonin e Ballkanit por dhe vaksinimi dhe vështirësitë e krijuara nga pandemia e Covid-19.
“I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë ”, shkruan vetë kryeministri Edi Rama teksa publikon pamjet më poshtë.
/ b.h