Olti Curri, i personikuar si “Bolti” nga emisioni “Kosherja” është mërzitur shumë nga notat e humorit të regjisorit Altin Basha duke shpërthyer në një breshëri statusesh në rrjetet sociale.
Në puntatën e mbrëmshme emisioni pati një episod ku dukej Kryemadhi dhe Curri që kërcenin një këngë nga Anadolli i Turqisë, nisur nga një video virale që ata kishin zgjedhur vetë ta përcillnin në rrjetet sociale.
Por kjo nuk i ka pëlqyer personazhit të vërtetë, i cili akuzoi Bashën se nuk ia kishte arritur fare me rolin e tij, ndërsa duket se ajo që e ka nxehur me tepër janë përdredhjet e belit nga aktori Gjergj Mena në rolin e “Boltit”./ b.h