Artan Lame, kreu i Kadastrës, gjatë një bisede më gazetarët, e cilësoi programin e PD për pronat si marrëzi dhe e mbushur plot me gënjeshtra për arsye elektorale.
Lame tha se nuk mund të ketë kthim fizik të pronës te ish pronarët dhe të thuash do bëjë legalizimet, pasi po flitet për të njëjtën tokë dhe ose do e kthesh ose do e legalizosh ndërtimin pa leje.
Lame tha se me ligjin 20/20 të qeverisë nga viti 2014-2020 janë 10-fishuar legalizimet dhe është rritur numri i legalizimeve të pallateve të braktisura nga pronarët duke shkuara nga 6 para 2014 në 800 pallate të legalizuar nga 2014-2020. Ai tha se sfidë aktuale e qeverisë mbetet regjistrimi i tokës në fshat.
“Viti që mbyllën është viti i parë i plotë i Kadastrës që u krijua, por legjislacioni e plotë e përmbushi gjatë 2020 dhe aktet e fundit nënligjore gjatë këtyre dy muajve janar- shkurt 2021. Dy janë kolona thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë. Nuk i kanë dhënë ende të plota rezultate e tyre, por shenjat janë pozitive. Legalizimet i konsideroj si një betejë të fituar, për të njëjtën periudhë kohë 2006-2013 dhe 2014-2020 kemi 10 -fishim të numrit të legalizimeve.
Beteja tjetër e fituar në këtë fushë është legalizimi i pallateve të braktisura nga pronarët. Janë vetëm 6 pallate të legalizuara para 2014 dhe kemi 800 pallate të legalizuar gjatë kësaj kohe. Kemi shmangur sorollatjen dhe 23 proceduar administrative tashmë bëhen në një institucion të vetëm në atë të Kadastrës falë ligjin 20/20. Në programin e PD-së, për arsye elektorale pretendohet që të rrëzohet dhe anulohej ligji 20/20, për fat të mirë nuk e tha ekspertja pranë Bashës, e cila është marrë me reformën pasi e kuptonte që është marrëzi ta thuash këtë gjë. Aty u duk se brenda PD kryetari dhe ekspertja ishin në përplasje me njëri tjetrin në atë që propozonin.
Do i ktheni pronën fizik ish pronarëve, Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund të thuash, nuk ka më kthim fizik pasi Shqipëria është 28 mijë km katro dhe 280 mijë kilometra katror. Ku do gjendjet kjo tokë që iu premtohet për të 10 herë pronarëve për kompensim fizik për ish pronarët, kjo është marrëzia dhe gënjeshtra më e madhe që mund të thuhet. Një Shqipëri e ndanë me 7501 më pas me ligjin e kompensimit, më pas privatizimin, më pas ndërtimet pa leje, ku do e gjejnë këtë tokë që premtohen për të 10 herë, është gënjeshtër dhe marrëzi”, tha Lame./ b.h