Ditën e sotme në Kosovë është zhvilluar seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Në sallë janë 114 deputetë të cilët kanë kryer betimin, nën udhëheqjen e deputetit më të vjetër në sallë Avni Dehari.
Ndërkohë, me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Konjufca ishte propozim i parties Lëvizja Vetëvendosje.
Nga ana tjetër, deputetët janë betuar se do të punojnë për popullin dhe shtetin e Kosovës. Me 114 vota, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Raportin e verifikimit të kuorumit dhe mandateve.
Në votim nuk pati votë kundër as abstenuese, ndërsa anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se dokumentacioni është shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur të anëtarëve të zgjedhur.
Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar Komisionin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si pikë e parë e rendit të ditës.
Grupet parlamentare kanë propozuar deputetët e tyre për anëtarë të Komisionit:
Lëvizja Vetëvendosja: Adnan Rrustemin
Partia Demokratike e Kosovës: Ganimete Musliun
Lidhja Demokratike e Kosovës: Besian Mustafën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Time Kadrijaj
Lista Serbe: Zoran Mojsiloviq
Partia turke: Fidan Jilta
IRDK-ja: Elbert Krasniqin
VAKAT: Barim Shabanin
Lëvizja Përparimtare të Romëve të Kosovës: Ergjan Galushin
Romani Iniciativa: Fadil Gashin
SDU-ja: Duda Baljen
Partia e Ashkalinjve për Integrim: Bekim Arifin
Nova Demokratska Stranka: Emilja Rexhepin
JGP-ja: Adem Hoxhën. /h.b