Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për seancën e konstituimit të Kuvendit dhe shanset që qeveria e tij e dytë të votohet sot.
Kurti thotë se po bëhen gjithë përgatitjet dhe gjasat janë që sot qeveria e re të marrë miratimin nga parlamenti i ri.
Ai shprehet se shpresojnë për më të mirën.
“Jemi duke bërë përgatitjet. Shpresojmë më të mirën dhe gjasat i kemi shumë të mira”, ka thënë Kurti. /h.b