Kandidatja për deputete e LSI, Erisa Xhixho, ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për të shembur fasadën e maternitetit të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, me qëllim rikonstruksionin e saj.
Në një postim në “Facebook”, Xhixho shkruan se fasada e vjetër e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë dhe sipas saj qeveria nuk duhet ta shembte.
Ajo rikujtoi me këtë prishje, edhe atë të Teatrit Kombëtar, stadiumit “Qemal Stafa” dhe degradimin e Kullës së Sahatit, të cilat sipas Xhixhos janë lënë në harresë. Ajo i quan këto zhvillime të qeverisë si një klientelizëm politik të qëllimshëm për të fshirë memorien kolektive.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:
Ajo që po ndodh së fundi me shembjen e fasadës së maternitetit të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, monument kulture i kategorisë së dytë, është vetëm vijim i politikës shkatërruese të qeverisë.
Para syve të shqiptarëve përsëriten imazhet e dhimbshme të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, stadiumit “Qemal Stafa”, degradimi i kullës së Sahatit, vilat karakteristike, monumentet e kulturës të lëna qëllimisht në harresë.
Qeveria e rilindjes i la prej vitesh pa mirëmbajtje për të justifikuar shembjen dhe më pas favorizimin e klientëve të vet në biznesin e ndërtimit.
Njësoj si do lulëzojnë kullat në vend të Teatrit Kombëtar e si ndodhi me stadiumin “Qemal Stafa”.
Klientelizëm dhe orientim politik i qëllimshëm për të fshirë memorien kolektive.
Është urgjente per Shqipërinë një qeverisje e përgjegjshme, e cila parashikon buxhet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve me rëndesi të veçantë arkitekturore, historike e qytetare.
Boll me shkatërrimin, na nevojiten në drejtim njerëz që punojnë për interesat e vendit, që vlerësojnë historinë e janë krenarë për KULTURËN tonë të përbashkët.
Pse moj, aty i polle kalamajtë e Ilir Metës ?