Fundin e karrierës e sheh larg, por Jordi Alba ndihet shumë mirë dhe shpreson ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”, dëshirë që e shpreh në prononcimin e dhënë për katalanasen Sport.es.
“E shoh shumë larg fundin e karrierës. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Uroj që të jem në një klub që më do në momentin që do të var këpucët në gozhdë. Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës këtu dhe Barcelona është klubi që kam për zemër“.