Në Kukës kanë mbërritur sot tre autobusët me bluzat e bardha, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vaksinohen edhe 250 punëtorë shëndetësorë të tjerë nga Kosova.
Në pallatin e Kulturës në Kukës, ka filluar regjistrimi i vaksinimit të mjekëve kosovarë dhe prezent në qendrën e vaksinimit ndodhet edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ky i fundit bëri një tjetër premtim për Kosovën.
“Nëse nuk ju ndihmojnë me vaksina, Shqipëria do t’ju vaksinojë 11 mijë mjekë” – mësohet të ketë thënë Rama sot.
“I kemi bërë me dije Kosovës se jemi gati t’i ndihmojmë. Duhet të dini që kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte dhe nuk lejojnë eksportimin në një vend tjetër. Ndaj ne u kemi bërë thirrje mjekëve të Kosovës të vojnë në një vend të përbashkët siç është Kukësi” – tha Edi Rama.
Ai komentoi edhe postimin e Aleksandar Vuçiç ku harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin serb.
Rama tha se ajo është një hartë leshi dhe se “ai shoku në Beograd luan me kukulla në Facebook”.
/JavaNews/a.r