Një ngjarje e rëndë ka tronditr Durrësin mëngjesin e kësaj të shtune.
Mësohet se Edmond Koçi 40 vjeç ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në lagjen Nr.16. Ai njihej edhe me nofkën Mond Çekiçi.
Mediat raportojnë se viktima ka qenë më parë anëtar i bandës së Lulzim Berishës.
Policia njofton se:
Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.
/a.r
Ky është ish-anëtari i bandës së Lul Berishës, që u vra sot / Policia gjen një automjet të djegur