Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës ‘AstraZeneca’, në Spitalin St Thomas në Londër.
“Unë kisha një infermiere të mrekullueshme me emrin Lily e cila tha ‘do të ndjeni një pickim’. Unë nuk ndjeva asgjë”, tha Johnson pas vaksinimit të tij.
Më tej Johnson shtoi: “Kur të merrni njoftimin tuaj të vaksinimit, ju lutemi shkoni dhe bëjeni atë. Thjeshtë më e mira për ju, më e mira për familjen tuaj dhe për të gjithë të tjerët”.
Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që janë në ankth për vaksinën, Boris Johnson u përgjigj: “Mos më dëgjoni vetëm mua, dëgjoni të gjithë shkencëtarët, dëgjoni atë që tha dje Agjencia Evropiane e Barnave, atë që tha Agjencia Britanike e Barnave. Rreziku është Covid-14, jo vaksina”.
‘I literally did not feel a thing’
After having had his first Covid-19 jab, Boris Johnson urges everyone ‘please go’ for the jab
More here: https://t.co/utNzPAmCte pic.twitter.com/AaT1ZZGPiO
— ITV News (@itvnews) March 19, 2021
g.kosovari