Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Gjirokastër këtë të premte për të vijuar me takimet elektorale. Si në çdo qytet tjetër që ka vizituar kreu i qeverisë u prit nga dhjetëra qytetarë që pavarësisht rregullave të pandemisë ishin mbledhur sëbashku.
Siç duket nga pamjet një pjesë e tyre nuk ishin të pajisur me maska ndërkohë që nuk zbatonin as rregullat e pandemisë. Megjithatë kreu i demokratëve i bëri thirrje që të marrin masa ndaj Covid, ndërkohë që deklaroi se 25 Prilli është betejë për të ndryshuar Shqipërinë.
“Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj e të reja faleminderit nga zemra për këtë pritje ta jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në Shkodër, nga Durrësi në Korçë. Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 Prill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, do të votojë për fëmijët e tij, për ekonominë, për punësimin, për Europën dhe Shqipërinë si gjithë Europa. Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë. Kjo është betejë për fëmijët tuaj. Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë”, tha Basha.
/a.r