Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Çështja në seancën paraprake do të shqyrtohet nga gjyqtari Bedri Qorri, i cili ka përcaktuar datën 26 Mars, ora 10:00, për të zhvilluar seancën.
Në kët fazë të gjykimit do të ballafaqohen provat që ka prokuroria për Nevaldo Hajdarjan, efektivin e forcave shqipnonja që ekzekutoi të riun, në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor të vitit të shkuar.
Gjatë seancës paraprake gjyqtari do të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje.
Mbi ish-efektivin e forcave shqiponja rëndon akuza e vrasjes me deshje./a.p