Një tjetër lajm i trishtë. Një tjetër mjek i njohur humb betejën me Covid. Fejzi Alushi, mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës, humbi jetën pas infektimit me Covid-19.
Lajmin e trishtë e bëri publik Urdhri i Mjekëvë të Shqipërisë, përmes një postimi në Facebook.
Mësohet se Alushi, edhe pse në moshë pensioni, kishte vazhduar detyrën në këtë periudhë të vështirë, kur edhe ishte infektuar. Pas shtrimit në spitalet Covid, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe pasi ishte futur në intubim, fatkeqësisht humbi sot betejën me sëmundjen e rëndë.
Postimi nga Urdhri Mjekëve Të Shqipërisë: ·
Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19.
Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….
I paharuar qofte kujtimi i Tij !
Eksperienca Akademike Mesimedhenje
1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik
në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Studime Universitare dhe Grada Akademike
2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.
1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.
Botime Universitare dhe Monografi
2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II
2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I
2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia
Eksperienca Profesionale Mjeksore
2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë.
1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist.
/a.r