Nga qyteti i Shkodrës, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist se procesi i vaksinimit do të shtrihet shumë shpejt edhe me personat mbi 60 vjeç dhe pastaj nën këtë moshë, pasi një sasi e konsiderueshme vaksinash kundër koronavirusit pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
“E rendesishme eshte qe te rrisim intesitetin, te vaksinojme dhe te ulim hallkat e zinxhirit te infektimeve dhe te lehtesojme sezonin turistik si fillim.
Besoj qe do kemi me në fund lajme te tjera te mira dhe do kemi ne disponim sasi te konsiderueshme vaksinash per tu shtrire shume fort pertej ketyre kategotive per te marre mbare gjithe kategorine tek mosha mbi 60 dhe pastaj per te vazhduar nen 60 me ate objektiv qe thashe”, tha Rama për mediat.
I pyetur nëse po bëhet më i vështire menaxhimi i situatës së pandemisë per shkak se po afrohet fushata elektorale, Rama thumboi partitë opozitare dhe ftoi qytetarët të ruajnë veten pasi sipas tij, “keto histori me buri ulerime e dy gishta jane histori te viteve 90 dhe perseriten sa here vijne zgjedhjet”.
“Jo nuk jane sjelljet e partive politike sepse zakoni per ti futur gjithe ne nje thes eshte nje sjellje e vjeter. Nuk ka lidhje fare sepse jane partite e KÇK bashke me dhendrrin perpara dhe gjinden spontanisht, dalin disa dasmore me flamuj me dy fishta, me ulerima edhe krijojne nje vater potenciale infektive ne mes te qytetit. Keto jane gjera qe duhen shmangur, kjo eshte sfida e sfidave sepse nuk ka as parti as termina elektoral dhe asnje lidhje me dallimet qe kemi me çdo shoqeri tjeter ne nje bote normale.
Kjo eshte sfide per shendetin, nuk mund te rrezikohet shendeti i askujt dhe te gjithe ata qe bejne dasmoret duhet te ruajne veten dhe te rujane te tjeret sepse keto histori me buri ulerime e dy gishta jane histori te viteve 90 dhe perseriten sa here vijne zgjedhjet a thua se ketu nuk ka ndryshuar asgje.
Faktikisht s’kanë per te fituar sepse kjo eshte arsyeja per te cilen ata humben”, tha Rama.
g.kosovari