Nga pamja e jashtme, ai nuk dallon nga automjeti i zakonshëm i udhëtarëve, por brenda tij gjen gjithçka që duhet: vendi i pritjes, vendi i regjistrimit të informacionit, vendi i vaksinimit dhe “frigoriferi” i veçantë për ruajtjen e vaksinave. Procesi i plotë i vaksinimit mund të kryhet brenda makinës.
Ky është automjeti i parë i vaksinimit të lëvizshëm në Kinë. Siç mësohet, ai do të vihet në përdorim në prill në Pekin, Hebei etj. Pas vënies në funksionim të tij, njerëzit nuk do të kenë nevojë të shkojnë në pikat e vaksinimit, por automjeti do të shkojë pranë shtëpive të tyre.
Kur hyn në automjet, pajisja e njohjes së fytyrës te dera e tij mund të bëjë matjen e temperaturës shumë shpejt. Struktura e brendshme e automjetit i ngjan një autobusi publik, por numri i ndenjëseve më është i vogël.
Brenda makinës ka dy zona vaksinimi. Pas vaksinimit brenda makinës, qytetarët mund të pushojnë jashtë makinës për vëzhgimin prej 30 minutash. (Xu Guang)