Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë do MBETEMI nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në republikën e Shqipërisë. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta e të izoluara në vend kryesisht në gjysmën lindore të vendit.
Nata do të diktojë kthjellime dhe pauz të reshjeve.
Temperaturat e ajrit MBETEN pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në verlindje deri 13°C mesdita në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
VIJON ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi territorin e kosovës, ku moti deri në mesditë mbetet me kthjellime por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Orët e natës mbizotërohen nga
mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta situatë e cila vijon deri pas mesditës kur vranësira lokale pësojnë zhvillim duke gjenerua reshje të pakta reshje shiu e dëbore në Territorin e MV.
g.kosovari