Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ për të miratuar listat shumë emërore vetëm me kandidatë e nevojshëm duke i hequr ata të tepërt.
Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të përfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.
Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.
Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”, reagon PD.
Reagimi i ashper i PD per regjistrimin ne zgjedhje, duke i reduktuar listat na ben te mendojme se Basha ka pasur ndonje skenar ogurzi per te mos hyre ne zgjedhje. Pasi nuk e mendon askush se juristet prane PD s’dine ligjin!