Duke përfituar nga fakti se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës janë më të relaksuara gjatë këtyre muajve të fundit, familja e gangsterit të famshëm amerikan, Meyer Lansky, shpreson të marrë kompensime për një hotel kazino në Havana, konfiskuar nga qeveria kubane pas revolucionit të 1959.
SHBA dhe Kuba janë duke u përpjekur për të zgjidhur mosmarrëveshjet në shuma miliarda dollarë, që rrjedhin si pasojë e konfiskimit të pronave të qytetarëve amerikanë nga qeveria socialiste e ishullit. Edhe familja e Lansky po e sheh këtë si një mundësi për të kërkuar hotelin e famshëm Riviera Habana në Kubë, ose dëmshpërblim në dollar.
Nipi 60-vjeçar i Lanskyt, Gary Rapoport, që banon në Tampa, shprehet se hoteli i është marrë me forcë gjyshit të tij dhe për rrjedhim Kuba i detyrohet ose ti japë paratë ose ti kthejë hotelin. Hoteli në Havanë ishte një lloj baze për gangsterin, Meyer Lansky, i cili konsiderohet një prej figurave më të famshme mafioze të shekullit të 20.