Kjo ishte mikpritja që dhjetëra qytetarë shkodranë i ofruan kryedemokratit Lulzim Basha gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi në Shkodër ku u shpreh i sigurtë se 25 Prilli do të jetë pranvera e ndryshimit për shqiptarët.
Teksa kërkoi nga simpatizantët e mbledhur që të respektonin distancën dhe të mbanin maskat, kreu i opozitës tha se në fokus të demokratëve është largimi i Covid të madh, siç e quajti ai kreun e mazhorancës.
Një përgjigje pati edhe për Edi Ramën të cilin tha se është i lidhur me bandat. Kreun e qeverisë e akuzoi gjithashtu se ka keqmenaxhuar pandeminë duke lënë mijëra familje në varfëri për shkak të kostos së mjekimit të Covid.
Basha tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike fokusi do të jetë edhe tek ndihma për biznesin me paketë ndihmëse, ashtu siç kanë vepruar disa vende të Europës./a.p