Humbi vëllanë në tragjedinë e Gërdecit/ Avokati tregon pse s’ka drejtësi: Sjell shumë vota në thesin e partive

Real Story3

 

Avokati Gerardo Durda, që humbi vëllanë dhe të afërm të tjerë, nga tragjedia e Gërdecit, nga e cila sot mbushen plot 13 vite, por që ende nuk ka fajtorë, rrëfen për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, momentet e shpërthimit të tmerrshëm.

Ai tha se ka qenë në Durrës, kur është njoftuar për shpërthimin, dhe është kthyer menjëherë, ku ka shkuar te Spitali Ushtarak, ku kishte të shtruar familjarë. Më pas, ai tha se familja e ka drejtuar te të afërmit e tij në Tiranë, pasi shtëpia e tyre ishte shkatërruar plotësisht.


“Kam qenë në Durrës atë ditë, jam njoftuar për shpërthimin dhe jam drejtuar drejt Spitalit Ushtarak. Pasi kam vajtur në spital, kam takuar familjen time. Ata, duke qenë se isha 14 vjeç, më kanë drejtuar te të afërmit tanë që ndodheshin në Tiranë, pasi shtëpia ishte shkatërruar. Janë 26 viktima në tragjedinë e Gërdecit. Unë nuk jam avokati i familjarëve që humbën jetën në këtë tragjedi. Procesi vazhdon akoma, ne mbajmë shpresa se Strasburgu do ta rihapë këtë proces, por qëndrimi që është mbajtur nga shteti shqiptar, qoftë nga qeveria e Berishës apo e Ramës, është i njëjti, nuk ka ndryshuar aspak”, tha avokati.

I pyetur nga gazetari Balla se pse të dyja qeveritë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim për tragjedinë, avokati theksoi se “Di të them që Gërdeci është një ngjarje që mund të sjellë shumë vota në thesin e partive politike dhe ndoshta prandaj keqpërdoret. Me numrin protokoll 129, Avokatura e Shtetit i ka dërguar komente dhe vëzhgime Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në faqen 13, 16, 27, bëhet fjalë në kohën kur Rama ishte në pushtet, shteti shqiptar ka mbajtur një qëndrim. Sa herë në këto 8 vite, vjen data 15 mars, kujtohen qeveritarët e sotëm të bëjnë ndonjë deklaratë që të rihapet Gërdeci. Gërdeci mund të rihapet, të bëjë një marrëveshje Avokatura e Shtetit me familjen Durda, ku të pranojnë që Gërdeci nuk është hetuar dhe Gërdeci rihapet. Për mua nuk janë njësoj qeveria Berisha me qeverinë Rama. Nga PD nuk pres gjë, unë prisja nga këta që premtuan rihapjen e Gërdecit dhe nuk e rihapën. Arsyet duhet t’i thonë ata. Kjo është tallje dhe përbuzje”.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com