Gjonaj tha në Report Tv se sjellja e Metës është e papranueshme, pasi pretendon se ky i fundit ishte zhveshur nga kostumi i presidentit.
“Situtatë e papranueshme e Metës. Presidenti i ka të përcaktuara kompentencat duke përbërë atë që quhet unitet i popullit.
Në këtë rast është jashtë veshjes së presidentit. E papranueshme të shohim një president që vepron jashtë fushës së tij s’bëhet fjalë për një ndërtesë që i përket presidentit!
aq më tepër kur shfaqje të tilla jepen nga zyrtarë të lartë nga Kreu i Shtetit çfarë shembulli japim te njerëzit“, deklaroi ministrja.