Pavaresisht se zgjedhjet e 25 prillit jane ne prag dhe partite politike opozitare kane nenshkruar nje marreveshje parazgjedhore me PD, perjashtuar LSI-ne qe hyn e vetme ne keto zgjedhje, eshte shume e veshtire te realizohet mbledhja e votave ne nje front te perbashket per shkak te qendrimeve diametralisht te kunderta qe ndajne!
Keshtu, opozita e bashkuar ka në koalicion Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së, që duhet thënë se janë dy liderë dhe dy parti me ideologji të kundërta, më konkretisht kundër njëra-tjetrës.
Duke pare dhe kete panatyeshmeri koalicioni, me sa duket Idrizi ia ka vënë kusht Bashës, që çështja Çame të jetë parësore.
Kreu i PDIU duke folur për marrëveshjen e koalicionit me PD, theksoi se pika më e rëndësishme e këtij pakti është zgjidhja juridike e çështjes Çame.
“Pika më e rëndësishme e marrëveshjes me Partinë Demokratike është pikërisht zgjidhja juridike e Çështjes Çame.
Kjo çështje do t’i bëjë mirë politikës shqiptare, institucioneve të shtetit shqiptar, sepse pretendimet e Greqisë, nuk mbarojnë as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm”, deklaroi Idrizi.