Pamja joshëse, një mal me para dhe pushtet?! Këto gjëra për femrat moderne, prej kohësh nuk përbëjnë më kriteret bazë për zgjedhjen e partnerit. Më poshtë po ju rendisim nëntë pika, të cilat i bëjnë gratë të duken të dobëta para burrave e t’i dëshirojnë me shpirt këta të fundit
Pamja joshëse, një mal me para dhe pushtet – këto gjëra për femrat moderne, prej kohësh nuk përbëjnë më kriteret bazë për zgjedhjen e partnerit. Më poshtë po ju rendisim nëntë pika, të cilat i bëjnë gratë të duken të dobëta para burrave e t’i dëshirojnë me shpirt këta të fundit.
Gratë vlerësojnë cilësitë atërore
Nuk po themi “Daddy Issues”, por cilësi atërore! Cilësitë atërore i miratojnë e i duan jo vetëm gratë me plane konkrete familjare. Shumë më tepër se kaq, ato renditen tek ta si aftësi të përgjithshme të një burri, duke nxjerrë në pah marrjen e përgjegjësisë për veten dhe të tjerët. E kundërta janë një buxhet kaotik, mungesa e besueshmërisë dhe një mal me fatura të papaguara.
Gratë duan burra me individualitet
Kush ka kokën e vet, mund ta ndërtojë jetën e vet në mënyrë interesante. Tek e fundit, asnjë grua në botë nuk do të dijë qysh në moshën 20-vjeçare, se në cilën shtëpi do të përfundojë në moshën 65-vjeçare. Burra, përdorni karizmën tuaj dhe mrekullojeni dashurinë e jetës tuaj për aventura të paharrueshme në çift. Kreativitet dhe individualitet pozitiv. Kjo ju mban lidhur dhe e ruan dashurinë të freskët.
Synime konkrete i bëjnë burrat atraktivë
Synimet konkrete duken sikur janë në kontradiktë me individualizmin, por vetëm në dukje: njerëzit duan të identifikohen me njerëzit e tjerë. Para së gjithash, me partnerin e tyre. Kjo ka arsye tërësisht praktike, por sidoqoftë, koha më e madhe kalohet bashkë. Në këtë rast, janë vizionet ato që ndihmojnë për të arritur synime të përbashkëta. Burrat që punojnë bashkë me partneret e tyre për të arritur synime afatgjata (për shembull, ndërtimi apo pasja e një shtëpie, udhëtimet rreth botës apo pasja e fëmijëve), e mbajnë zjarrin e romancës për një kohë të gjatë të ndezur.
Duart e kuruara ndikojnë pozitivisht
Studimi i një prodhuesi britanik veshjesh pak kohë më parë ka zbuluar se gratë në takimet e tyre të dashurisë parapëlqejnë tipin e të ashtuquajturit “Boy next Door”. Kjo është një arsye e qenësishme për t’u gëzuar. Apo jo! Sidoqoftë, fqinji i ri duhet të shfaqej më i kuruar. Sidomos të rëndësishme janë duart. Arsyeja, shumë e thjeshtë: Askush nuk do të donte t’i prekeshin stolitë e shtrenjta me duar të pista e thonj të papastruar.
Humori i bën gratë t’ju adhurojnë
Një buzëqeshje joshëse dhe aftësia për të rrëfyer histori gazmore, para së gjithash dëshmojnë për shpirtin dhe kreativitetin e një njeriu. Të qeshësh së bashku stimulon lidhjen sociale dhe thyen barrierat për ndërveprimet që gjenden përpara. Kjo do të thotë më konkretisht se: Sa më shumë që të qeshet, aq më shumë ka gjasa që të përjetohen momente romantike.
Me aftësi zanatçiu drejt romantizmit
Shumica prej nesh e kalon kohën duke klikuar në internet, sikurse po bëni dhe ju në këto momente ndoshta. Kjo nuk dëmton gjë nëse doni të kujdeseni për të pasur një balancim produktiv e fizik. Burrat që bëjnë tapicerinë, sharrojnë apo shpojnë me trapano, botës së grave u kujtojnë tipat klasikë të burrave, që duan t’i sigurojnë familjes një strehëz të ngrohtë e të sigurt. Dhe e thënë më sinqerisht? Në fakt, gjithkush gjen tipa që dinë të ndihmojnë veten.
Burrat me stil fitojnë zemrat e grave
Një ndërgjegje e plotë në stil te burrat, vlerësohet jo vetëm si kurë, por edhe si detyrë. Kush nuk dëshiron të përballet shpesh me revistat e modës, le të pyesë më mirë “furnitorët” e burrave, shkruan Shqip. Si rregull, një palë pantallona xhins, plus një xhaketë lëkure, tre apo katër këmisha “slim” dhe një orë klasike dore, janë abc-ja. Por te stili, nuk bëjnë punë vetëm veshjet. Korrektësia, mirësjellja dhe mënyrat elegante të të vepruarit, janë pa mëdyshje domosdoshmëri.
Gratë e vlerësojnë spontanitetin
Spontaniteti është vëllai i vogël i individualizimit dhe një garant për të qenët një çift i lumtur. Një udhëtim spontan në fundjavë, një darkë e gatuar këndshëm dhe një e ngrënë nën dritat e qirinjve romantikë, si dhe një tufë lule e papritur si dhuratë, i bëjnë zemrat e grave të rrahin fort. Nuk duhet që të jetë domosdoshmërisht një gjest me përmbajtje të madhe materiale. Gratë duan të ndihen të respektuara dhe të dashuruara dhe ndjenjat në këtë rast kanë prioritet absolut. /Telegrafi/