Një gazetar dhe aktivist për të drejtat e komunitetit rom në Korçë ka humbur jetën pasi ishte infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Arben Kosturi, që ishte po ashtu edhe kryetar i shoqatës rome “Distuni Albania”.
Prej disa javësh po luftonte me koronavirus në një spital në Tiranë.
Për të bërë të mundur trajtimin e tij jashtë vendit u bënë edhe thirrje publike për të mbledhur fonde.
/a.r