Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi 15 marsin për të bërë një vizitë elektorale në Vorë, ditën kur shënohen 13 vite nga tragjedia e Gërdecit.
Ai e ka cilësuar dështim procesin e qeverisë për rindërtimin duke premtuar se sapo të marrë qeverinë do shpërndajë para për qytetarët.
“I gjithë rindërtimi është dështim. Gjëja e parë që do kishin bërë është te jepnin para për ata që do ndërtonin shtëpitë vetë. Nuk e bënë këtë sepse donin të vidhnin tendera. Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë. Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra, ndërsa këta bëjnë tendera sekretë. Nga Fidel Ylli te Sadri Abazi me shokë, kjo është arsyeja pse e kanë vendosur atë ka ndijat këtu.
Dua t’ju them të gjithë atyre që janë dëmtuar në zonën e Vorës. Procesi i rindërtimit është parim i qeverisë së ardhshme. Do të bëjmë shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë të gjithë atyre që duan ta ndërtojnë vetë. Ndërtimi në zonat urbane do të bëhet me transparencë absolute.
Të prishë kopshtin e fëmijëve, të grabisësh pronën e qytetarit këtu në mes të Vorës. Për tetë vite me radhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Rama. ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit. Duke iu dhënë drejtpërdrejtë shpërblimin financiar sipas dëmit dhe jo si të nënës dhe njerkës. Të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin”, tha Basha.
g.kosovari
Bravo! Tu lumt! Dje I vrat sot shkoni ti ngjall I