Policia e Tiranës i vuri prangat një djali të ri për të cilin ishte marrë informacion se qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.
Forca e Posaçme “Shqiponjat” lokalizuan dhe arrestuan 20-vjeçarin me inicialet M.B.
Sipas policisë, i arrestuari është shtetas libanez i cili tani akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje“.
“Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari
Hidheni ne nji knete majmunin,ai te mbaje pistolete,mose keni mshire per kta flliqsira.