Familja e Angel Di Marias ishin viktima të një “grabitje të dhunshme” gjatë humbjes së Paris SG ndaj Nantes, sipas raportimeve të medias franceze. Argjentinasi u zëvendësua në minutën e 62-të dhe u shoqërua poshtë tunelit nga trajneri Mauricio Pochettino.
Drejtori sportiv i skuadrës pariziene, Leonardo, është fiksuar nga kamerat televizive, duke biseduar me trajnerin Pochettino vetëm disa çaste para zëvendësimit. Numri një pankinës së PSG-së, e ka informuar Di Marian për situatën shqetësuese, i cili menjëherë u largua nga stadiumi me lot.
Informacioni fillestar nga Franca, pretendon se anëtarët e familjes Di Maria ishin të pranishëm në shtëpinë, ku ishin mbajtur peng gjatë grabitjes. Rrjeti francez “RMC” raporton se incidenti ishte “jashtëzakonisht i dhunshëm”. “Marca” më vonë konfirmoi se familja ishte e padëmtuar, por ishte mbajtur peng.
Angel Di Maria është i martuar me Jorgelina dhe çifti ka dy fëmijë të vegjël. Eshtë raportuar gjithashtu, se shoku i skuadrës së Di Maria, Marquinho, ishte shënjestër e grabitësve të dielën, të cilit i kanë bastisur shtëpisë së prindërve të tij.
Pas humbjes së ndeshjes 2-1 ndaj Lille, trajneri Pochettino pranoi se futbolli nuk ishte në mendjet e tyre gjatë pjesës së parë. Ai tha: “Ekziston një zhgënjimi për humbjen e tre pikëve, por grupi ishte i shqetësuar për gjërat që ju ndoshta tashmë i dini”.