Reshjet shiut me intensitet të lartë kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Durrësit duke përmbytur shumë lagje dhe shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve si dhe në qarkullimin e automjeteve.
Ndërsa në Porto Romano, policia ka evakuuar nxënësit e shkollës “Met Hasa” pasi uji është futur edhe në ambientet e brendshme.
Situata më problematike është konstatuar në rrotullimin tek Stacioni i Trenit, lagja “4”, rruga pranë stadiumit, shëtitorja “Taulantia”, stadiumi si dhe në shëtitoren e Durrësit. Niveli i ujit arrinte deri në 40 centimetra, duke depërtuar mbi trotuare.
Prezencë të ujit ka dhe në zonat periferike, tradicionalisht të përmbytura sa herë që ka reshje intensive, siç është ish-Këneta, Spitallë dhe në zonën e plazhit./a.ç