Ish-këshilltari i Ramës dhe arkitekti i njohur nuk e ka lënë zakonin e përfshirjes në kulturë. Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Artan Shkreli, ka publikuar së fundmi një hartë të rrallë italiane që i përket shekullit të XVII, e cila nuk ka autor fatkeqësisht, dhe tregon territoret shqiptare kur Shqipëria ishte nën zotërimin Osman. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shkreli shkruan se harta paraqet me detaje relativisht të mira Lezhën dhe rrethinat e saj.
“Bëhet fjalë për një dorëshkrim me penë që mban emërtesën DI ALESSIO, ndërkohë që në skedarin e arkivës titullohet frëngjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Hartë italiane e zonës që ndodhet në grykëderdhjen e Drinit). Ky manuskript sot ruhet në Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186, dhe është përgatitur në shkallën pak a shumë 1:30.000, ne nje flete te vetme me dimensione 280×425 mm”.
POSTIMI PLOTE
HARTA E RRALLE
Meqe pas nje perndezjeje fillestare, imteresi per botimim e gjerave te reja per Skenderbeun ka rene (qofte dhe per dromca jo te rendesishme), po bej me dije disa hollesi nga nje harte e vjeter italiane e pastudjuar me pare.
Harta paraqet me detaje relativisht te mira Lezhen dhe rrethinat e saj. Mjerisht auori i saj eshte i panjohur, dhe ne dokument nuk eshte i shkruar gjekundi as emri i tij e as viti i skicimit, por brendia e hartes na sugjeron te dhena qe hedhin drite edhe ne keto zbrazeti.
Behet fjale per nje doreshkrim me pene qe mban emertesen DI ALESSIO, nderkohe qe ne skedarin e arkives titullohet frengjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Harte italiane e zones qe ndodhet ne grykederdhjen e Drinit). Ky manuskript sot ruhet ne Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186, dhe eshte pergatitur ne shkallen pak a shume 1:30.000, ne nje flete te vetme me dimensione 280×425 mm.
…
Pa i hyre analizes se hartes, e cila paraqitet shume interesante, po perqendrohem shkurt ne autorin dhe kohen e hartimit.
Sa i takon autorit, ka shume te ngjare qe ai te jete nje relator klerik vendas (arber) i cili eshte ulur te perpiloje nje harte topografike si mbeshtetje te ndonje relacioni deskriptiv per rajonin e Lezhes. Nuk duhet te jete e veshtire per hulumtuesit e historise te gjejne nje perputhshmeri te tille ne te ardhmen.
Teza e autorit vendas mbeshtetet kryesisht nga fakti se ne traktin e zmadhuar (bashkangjitur) verehen dy mikrotoponime ne gjuhen shqipe: “Vadimolin” (Vau i mullinit) te cilen autori e perkthen “cioe, Passo di Molini” dhe ca me poshte: “Uraechenetez” (Ura e Kenetes), “Ponte di p…”.
E sa i takon periudhes kur eshte bere, mund te thuhet jo pa baze se harta duhet te jete realizuar pak pas mesit te shek XVII. Kjo sugjerohet jo vetem nga elementet e qarte paleografike, por edhe nga krahasimi i hollesive hatografike mes saj dhe nje tjerer harte, te se fameshmes “Corso delli Fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia…” e vitit 1688 nga At Coronelli. Madje ka shume te ngjare qe dokumenti yne, bashke me shume te tjera, te kete sherbyer si material pergatitor per vete harten e Coronellit. Ky sugjerim vjen pasi me lehtesi verehet se ky i fundit, ne harten e shtampuar te 1688-es, i ka perdorur mot-a-mot keto mikrotoponime, por duke lajthitur paksa ne emertesat shqipe.
Gjithesi, pertej ketyre te dhenave, çka bie ne sy, eshte nje shkrim didaskalik e i thekshem mu prane qytetit te Lezhes (paraqitur me nje keshtjelle te forte e me flamurin osman ne maje dhe me varoshin te shtrire ne kembe te kodres). Didaskalia thote: “Alessio, castello ove morí Scanderberg, flagello dell’ Imperio Ottomano” – Lezha, keshtjella ku vdiq Skenderbeu, kamzhik per Perandorine Osmane. Duket se autori, ne militantizmin e tij, me teper se nje njoftim enciklopedik, ka dashur te perkujtoje rezistencen e paharruar te arberoreve, duke e shkrire emrin e Lezhes me ate te Skenderbeut.
…
Gjergj Kastrioti qe bere mit qysh ne te gjalle te tij, e me pas nuk ka moment ne historine e shqiptareve qe te zbehej çka ai perfaqesoi.