Roma është zgjuar mëngjesin e sotëm e mbuluar nga dëbora. Në kryeqytetin italian reshjet e borës nisën pak para orës 2:00, duke vazhduar me një intensitet gjatë natës, ndërsa përfshinë edhe zonën bregdetare.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit intensiteti u shtua, ndërsa bora arriti 3-4 cm, shkruan Tgcom. Të shumtë kanë qenë ata që kanë zgjedhur të shijojnë këtë dukuri në sheshet e qytetit.
Për më tepër shihni fotot mahnitëse që vijnë nga Roma.