Më shumë se 10 000 makina ngecën në trafik në Kinë gjatë kësaj jave.
Mbi 50 000 persona ishin në pritje për t’u larguar nga ishulli Hainan, pasi festuan Vitin e Ri kinez, një festë që zgjat plot 7 ditë.
Sipas “Sina”, vargu i makinave arriti deri në 10 kilometra.
Brenda një jave, rreth 5 milionë persona shkuan në ishullin me diell Hainan, që është pothuajse sa Belgjika. Por, kur po ktheheshin, smogu bëri që të ngecnin në trafik, pasi barkat nuk funksiononin normalisht.