Ka dështuar tentativa e një të riu shqiptar për të trafikuar marijuanë drejt Greqisë. Mjeti me të cilin shqiptari po kalonte nga kufiri i gjelbër drejt shtetit fqinj, është pikasur nga policia greke, e cila u vu në ndjekje të tij.
Mjeti është tentuar të ndalohet teksa kishte marrë drejtimin për Antirio, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke i ikur postbllokut.
Gjatë ndjekjes nga policia, mjeti ka dalë nga rruga në Kompoti, Art, si pasojë e shpejtësisë me të cilën lëvizte. Nga kontrolli i ushtruar në mjeti, policia greke ka gjetur 98 pako me marijuanë, me peshë totale 161 kg e 31 gramë.
Sakaq, u arrestua drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar shqiptar. Nga hetimet paraprake rezultoi se mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike ishte marrë me qira nga një tjetër shqiptar 23-vjeçar, i cili u arrit të kapej nga policia në Agio Pantaleimona, në Athinë. (BalkanWeb)