Një fuoristradë ka tentuar të çajë rrethimin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Maryland dhe është goditur me armë nga rojet e sigurisë. Sipas mediave lokale kanë mbetur tre të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes agresorëve dhe policisë.
Policia ka goditur mjetin i cili tentoi të çajë rrethimin e NSA, dhe dyshohet se agresorët janë kundërpërgjigjur. Nga raportimet e para thuhet policia ka arrestuar një person, ndërkohë që po punohet për të zbardhur ngjarjen, duke mos përjashtuar edhe pistën e terrorizmit. /ma.me