Policia ka shpëtuar një familje në Divjakë që ishte bllokuar nga uji në fshatin Çermë e Sipërme.
Falë ndërhyrjes së policisë, në bashkëpunim dhe me pushtetin vendor, u bë i mundur evakuimi i familjes me 10 anëtarë të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.
Ata u vendosën në një ambient të sigurt deri në normalizimin e situatës. Gjithashtu u evakuan edhe bagëtia dhe gjëja e gjallë e kësaj shtëpie.
a.ç