Një investim i rëndësishëm është zbatuar nga ana e Bashkisë së Tiranës në kryqëzimin e rrugëve “Mihal Grameno” dhe “Todi Shkurti”. Projekti i zbatuar në këtë kryqëzim ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në atë segment, në vendosjen e rrjetit të ri.
Në këtë mënyrë, do të marrë zgjidhje përfundimtare problemi i banorëve të kësaj zone duke siguruar furnizimin nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale.
Ndërkohë, punimet vijojnë edhe në një zonë tjetër të kryeqytetit. Është drejt finalizimit investimi i rëndësishëm i rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Qemal Stafa”, një zonë tejet e populluar në kryeqytet duke rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve.
Përveç investimeve në linjat kryesore të furnizimit me uji, UKT ka vijuar punën edhe për shtrirjen e investimeve edhe në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare./a.ç