Rasti i 13 fëmijëve që mbaheshin të lidhur me zinxhirë nga prindërit e tyre, ka bërë bujë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës.
Prindërit David dhe Louise Turpin kanë deklaruar para gjykatës se janë të pafajshëm. Ata po përballen me akuzat për torturë, abuzim dhe heqje e lirisë. Çifti Tourpin u arrestua vetëm pasi një prej fëmijëve arriti t’u shpëtonte duke dalë nga shtëpia dhe njoftoi policinë.
Prokurorët dhanë para gjykatës detaje të tmerrshme se si prindërit torturonin fëmijët e tyre.
Sipas tyre, femijet mbaheshin të lidhur me zinxhirë brenda shtëpisë dhe nuk i lironin as për të shkuar në tualet.
Por të gjitha këto akuza janë mohuar në gjykatë nga prindërit “monstër” të cilët këmbëngulën në pafajësinë e tyre.
a.ç